Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë

Aktori i njohur Albano Bogdo ka reaguar ashpër ndaj situatës sociale dhe ekonomike në vend, duke akuzuar politikën për dështim dhe artistët për heshtje e servilizëm.

Gjatë një deklarate në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Bogdo u shpreh se Shqipëria, ndonëse është një nga vendet me më shumë burime natyrore në Europë, vazhdon të ketë qytetarë që vuajnë për nevojat bazë.

“Ne futemi në 10 vendet me më shumë ujë për frymë, por asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Mund të kishim dhjetëra hidrocentrale dhe energjinë ta kishim falas, ndërsa sot fatura e dritave është makthi më i madh për familjet shqiptare”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bogdos, përgjegjësia është e politikës, e cila ndër vite nuk ka arritur t’u garantojë qytetarëve shërbimet bazë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nafta jonë vidhet prej dekadash, që nga koha e Ismail Qemalit e deri sot. Askush nuk e rregulloi këtë vend që njerëzit të kishin ujë, drita dhe naftë të lirë. Ne i kemi, por i paguajmë më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, u shpreh aktori.
Kritika të forta ai pati edhe për komunitetin e artistëve, të cilët i akuzoi për heshtje dhe mungesë guximi.

“Artistët janë një m*t i madh. Të gjithë gënjejnë, të gjithë janë të blerë. Ulin kokën nga frika e pronarëve të mediave dhe nuk thonë të vërtetën. Kjo është kartolina ime për Vitin e Ri”, tha Bogdo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?