“Shpërthen” këngëtarja: Dua çmim nga Presidenti, kam bërë sakrificë (VIDEO)
Nuk ndodh që artistë të kërkojnë të vlerësohen, madje edhe nga Shteti, pasi lënë punën e tyre të flasë. Por, Jolanda Dhamo mendon ndryshe, pasi sot përmes emisionit “Rudina”, ajo tregon se i është drejtuar me shkresë ish-presidentit Bujar Nishani për t’i dhënë një çmim.
Këngatarja e “irrituar”, shprehu se Presidenti ka vlerësuar me çmime këngëtarë të cilët sipas saj i kanë dhënë më pak muzikës shqiptare krahasuar me të. “Unë kërkoj një çmim nga Presidenti” tha Jolanda përmes emisionit.
“E kërkova çmimin se thash, po ky si ja jep kësaj dhe s’ja jep kësaj, kjo që ka karrierë kaq të vogël po dhe Jolandës jo. Se unë kam bërë sakrificë më shumë se sa dikush që ka shtëpinë afër dhe fëmijën afër, ne qëndrojmë larg familjes dhe ai nuk e mori parasysh fare. Por, ai nuk e ktheu kokën fare të shikoj. Siç tha dhe kolegu im Frederiku: Tani nuk e dua më. Unë e kërkoj një çmim”, tha Dhamo.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=MVgCZKllGYc” width=”560″ height=”315″]