Shpërthimi live, Ronela: S’ma mbledh dot njeri dhe një mesazh për meshkujt
E ftuar në Top Show Magazine, mbrëmjen e djeshme ka qenë këngëtarja Ronela Hajati, e cila foli rreth detajeve të klipit të ri. Si gjithmonë pa doreza, edhe këtë herë, Ronela tregon se nuk ka ndërmend të ndyshojë për njëri në botë dhe s’do të ketë asnjëherë një mashkull që t’ia mbledhë asaj.
E pyetur nga gazetari Ervi Kurti se kush është ai që ia ka “mbledhur” këngëtares, ajo jo vetëm që e mohon por përpiqet me çdo kusht t’i tregojë se nuk është aspak ashtu siç i duket atij.
“Pse e “mbledhur” të dukem unë ty. Në klipin para saj, ishin 2 çuna që më ngjiteshin. Mua s’më duket vetja e mbledhur.”
Madje, pa e zgjatur shumë, Ronela zgjodhi të dalë drejt e në temë. “Ky do të dali nëse un kam dikë që s’ma mbledh apo jo. Edhe nëse e kam, nuk ma mbledh dot njeri. Ktu është ideja”,-pohoi ajo.
Gjithashtu në bisedë e sipër, ajo nuk harroi të tregonte dhe shqetësimin e saj në lidhje me djemtë e sotëm.
“Kam një mesazh për meshkujt se ju ka vdekur xhentilesa. Janë bërë injorantë dhe thonë pastaj pse nuk gjen burrë. Ulesh në tavolinë, u flet për një libër a për një poezi dhe nuk merr asnjë përgjigje.”- vahzdon ajo.