“Shqiptarët e kanë lëkurën e bardhë dhe zemrën e zezë”

Ajo u bë e famshme gjatë Evropianit, kur mediat e etiketuan si tifozja seksi e Shqipërisë.

Por Irid Oxa, shqiptarja që jeton në Itali, ka rënë pre e komenteve fyese në rrjet pas raportimeve se është lidhur me futbollistin e Torinos, ganezin Afriyie Acquah.

Ajo nuk i ka duruar komentet e shqiptarëve dhe është përgjigjur duke thënë se shqiptarët e kanë lëkurën e bardhë dhe zemrën e zezë.

“Asnjë prej jush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e dikujt tjetër. Unë e dua atdheun tim, por më vjen keq që populli im, vëllezërit apo motrat e mia të shprehen me aq nivel apo fjalor të ulët. Është e vërtetë që i dashuri im për punën që bën ndoshta nuk i mungojnë paratë, por nuk do të thotë që lidhja bazohet pikërisht tek leku. Më bëri për vete pas shumë kohësh për respektin si femër që me jep çdo ditë. Boll shpifët! A t’ju bëj një pyetje juve duke u nisur nga komentet dhe SMS-të që më vijnë? Nuk ju vjen turp që merreni me mall dhe helmoni miliona njerëz? Nuk besoj se familja juaj të jetë krenarë për lekët e pista, apo vjedhjet dhe vrasjet. Prandaj shikoni pak veten në pasqyrë. Le të jeni të bardhë, por zemrën e paskeni sterrë të zezë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

SHKARKO APP