Shqiptari përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”
Betim Morina është zgjedhur më i bukuri i vitit në garën e “Miss & Mister Suisse Francophone 2016” që u mbajt muajin e kaluar në “Theatre Barnabe”, në Lozanë të Zvicrës.
Kjo fitore për misterin e parë më prejardhje shqiptare në Zvicër, ia mundësoi faktin që të përfaqësojë Zvicrën në “Mister World 2016”.
17-vjeçari Morina tashmë është duke qëndruar në Britaninë e Madhe ku është duke u përgatitur për finalen, e cila do të mbahet të martën në mbrëmje.
Shtatlarti shqiptar në këtë garë do ta sfidojë veten në mesin e meshkujve më të bukur të botës.
Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanës.
Për pjesëmarrjen e Betimit në këtë kompeticion të bukurisë, kanë shkruar edhe mediat zvicerane.