Shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, Gjoni tregon planet
Showbiz E Premte, 28 Maj 2021 20:08
Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin e artit si Gjon’s Tears sapo ka mbërritur në Tiranë. Pas suksesit në Eurovision, ku ai përfaqësoi Zvicrën me Tout l’Universe dhe fitoi çmimin e tretë, karriera e tij do të vijojë në Paris, në përgatitjen e tre albumeve të ardhshme. Ai ndihet se ka përfaqësuar të dy kombësitë që mban dhe nuk harron të përmendë edhe fillimet e karrierës së tij, në “Albania’s Got Talent”, në Top Channel.