Shqiptarja Ava Max kandidohet për çmimin e rëndësishëm amerikan
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max kandidohet si artistja e re më e mire nga People’s Choice Awards, një nga çmimet më prestigjioze dhënë nga industria amerikane e spetaklit në bashkëpunim me televizonin amerikan E.
Këto çmime vlerësojnë njerëzit më të rëndësishëm të showbizit amerikan, yjet që kanë më shumë ndikim në botën e spektaklit. Ky është nominimi i parë për artisten shqiptare që prej publikimit të albumit të parë ‘Heaven and Hell që po shitet në shifra rekord në të gjithë botën.
Spektakli i ndarjes së çmimeve do të mbahet me 15 nëntor në Shtetet e Bashkuara në televizionin amerikan E. ndërsa publiku shqiptar mund të votojë për të mbështetur shqiptare Ava Max ne faqen zyrtare të https://pca.eonline.com/music/the-new-artist-of-2020.