Shqiptarja dhe serbja fotografohen bashkë me flamujt e vendeve të tyre
Ja që ndodh edhe kështu! Shihni si shkëlqen “dashuria” e tyre! Kështu e nis shkrimin e saj gazeta serbe “Kurir” lidhur me një fotografi që po qarkullon në internet të shqiptares, Atalanta Kërçyku, e shpallur “Miss Ballkani 2015” dhe një konkurrenteje serbe.
Gazeta në fjalë, më tej shkruan, “Pasi është afruar loja mes dy kombëtareve që do të mbahet sonte në Elbasan, tensionet sa vijnë e shtohen. Megjithatë s’ndodh gjithmonë kështu. Këtë gjë e vërteton kjo foto e vendosur në facebook , ku dy bukuroshet që jetojnë në Zvicër kanë pozuar me flamujt e vendeve të tyre, Shqipërisë dhe Serbisë duke shfaqur miqësi me njëra-tjetrën”.
KOHA JONË SONDAZH

