Shqiptarja Eleni Foureira, së shpejti me këngë të re
Shqiptarja 29 vjeçare Eleni Foureira, një prej këngëtareve më të kërkuara në Greqi, shumë shpejt do ta lançojë këngën e re. Kësaj kënge ajo do t’i bashkangjisë edhe videoklipin, ndersa ka postuar në Facebook një fotografi nga xhirimet e këtij videoklipi. Foureira është nga këngëtaret më të mira në Greqi, ndërsa jo shumë kohë më parë realizoi një bashkëpunim me këngëtarin kosovar Butrint Imeri. Foureira u fol se edhe do ta përfaqësonte Greqinë në Eurovizionin e vitit 2017-të, por diçka e tillë mbetet ende vetëm spekulim. Për shumë kohë ajo provoi ta mbante të fshehtë origjinën e saj shqiptare, e më pas mediat zbuluan se familja e saj rrënjët i ka nga Fieri i Shqipërisë.