Shqiptarja Leona Koxha, Miss California Collegiate America 2017

Leona Koxha vazhdon sukseset e radhës. Kësaj here fiton “Miss California Collegiate America 2017”. Ajo do të përfaqësojë shtetin e Californisë në gara nacionale, që mbahen në vitin e ardhshëm në Arkansas.

Lajmin e ka konfirmuar babai i Leonës, Hajrulla Koxha. Leona është 20 vjeç dhe është në vitin e tretë në SDSU San Diego State University të Californisë (Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimi i krizave ndërkombëtare) me notë mesatare 10.

Leona është motra e Lauretës, e cila para 6 muajve ishte shpallur studentja më e mirë në Universitetin shtetëror të Californisë.

SHKARKO APP