Shqiptarja mahnit jurinë e ”The Voice of Switzerland” (VIDEO)

16-vjeçarja shqiptare, Lorena Beadini ka mahnitur jurinë e ”The Voice of Switzerland”, me zërin e saj gjatë performancës së saj me këngën e Meghan Trainors “All About That Bass”. Që në fëmijëri ajo e kishte shprehur tek pridërit e saj pasionin dhe talentin e saj për këngën. Sipas albinfo.ch. që në moshën 6-vjeçare Lorena kishte mbajtur koncertin e saj të parë. Pavarësisht se ajo kishte eksperiencë me skenën nuk ia doli dot me emocionet këtë herë. Megjithatë juria u mahnit nga performanca e adoleshntes shqiptare, dhe e vlerësoi maksimalisht për talentin e saj.

Lorena Beadini - All About That Bass | Blind Auditions | The Voice of Switzerland

SHKARKO APP