Shqiptarja që u bë imazh i “Valentinos”

Vivian Canaj është bërë imazh i kompanisë “Valentino” në Azi. Modelja shqiptare ka firmosur një kontratë me këtë kompani dhe reklamon produktet e tyre.

“Kohët e fundit kam pasur oferta të shumta modelingu në Azi. Duke i shqyrtuar me kujdes ofertat, arrita në përfundimin se “Valentino” ishte ajo çka doja dhe sigurisht që nuk ishte një ofertë për t’u menduar dy herë”, ka thënë modelja seksi, e cila shprehet e kënaqur me arritjet e saj të deritanishme.

“Sigurisht që jam e kënaqur, por mund të them që ky është vetëm fillimi për mua, mendoj që më presin shumë gjëra të tjera. Mua personalisht më pëlqen tregu aziatik, pasi kohët e fundit ka marrë një zhvillim të fuqishëm. Nëse në Amerikë do të jesh një nga të shumtat, sigurisht që në Azi je e veçantë nga të tjerat për faktin se modelet europiane preferohen shumë”, transmeton telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe bukuroshja ka zbuluar se ka kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë, duke mos dhënë detaje asgjë rreth mashkullit krah saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?