Sh*rri mes Princ Lekës dhe Elias, jehonë edhe në mediat e huaja. Nga ”Daily Mail” tek ”New York Times”

Lajmi i sherrit të madh brenda familjes Mbretërore shqiptare ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.  Media britanike ”Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

“Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte ‘humbur funksionin e tij”,-thuhet mes të tjerash në artikull.

Edhe ”New York Times” i ka kushtuar një artikull video-skandalit, me pretendimet e Princ Lekës i cili thotë se është slmuar fizikisht nga babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili në pamjet e publikuara shihet teksa mban në dorë një statujë druri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?