Shtatzënë në moshën 40-vjeçare, aktorja e njohur jep lajmin e ëmbël

Aktorja turke shumë e njohur nga seriali “Hercai”, Feride Çetin është shtatzënë. Lajmin e bukur e ka dhënë së fundmi vetë aktorja me postimet e saj në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Aktorja 40-vjeçare është shprehur shumë e lumtur teksa gjininë e bebit ka vendosur mos ta bëjë të ditur. Feride Çetin është e martuar me skenaristin Murat Ozer. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në tetor të këtij viti.

Kujtojmë që tek “Hercai”, Feride Çetin luan rolin e Zehrës, mamaja e Rejanit.

SHKARKO APP