Shtatzënë në të njëjtën kohë me motrën: Ç’po kurdisin Kylie dhe Khloe?

Në vetëm pak ditë, e gjithë bota mësoi se 3 bebusha do t’i shtohen pothuajse në të njëjtën kohë klanit Kardashian-Jenner. Duket se motrat kanë filluar të mendojnë për gjërat e bukura të cilat mund të bëjnë bashkë përgjatë pritjes së ëmbël.

Së fundmi, thuhet se Kylie dhe Khloe duan t’i tregojnë të gjithëve barkun e tyre të rrumbullakosur. Motrat, duam të realizojnë një set fotosh ku të dyja do të pozojnë ”bark më bark” duke ekspozuar kështu shtatzënitë e tyre në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Thuhet se 20-vjeçarja është në pritje të një vajze nga lidhja e saj pak mujore me reperin Travis Scott, e ndërsa Khloe është në muajin e 4-ët të shtatzënisë së saj të parë, me basketbollistin Tristan Thompson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?