Shtatzënia e Kylie-it habit Kris-in, dikush theu heshtjen

Lajmi se e vogla e motrave Kadashian, Kylie Jenner është në pritje të fëmijës së saj të parë, i ka kapur të gjithë në befasi. U duk sikur Kylie u zgjua një mëngjes dhe tha: Hey unë jam shtatzënë!

E gjithë familja, përfshi këtu edhe mamin Kris Jenner kanë zgjedhur të qëndrojnë në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe, deri më tani. Në një intervistë të dhënë gjatë kohës që ndodhej në Milano, për javën e modës, u duk sikur ajo ishte po aq e habitur sa ne nga lajmi i shtatzënisë të së bijës.

”Sapo u zgjova. Ajo ende s’ka konfirmuar asgjë. Është pak e çuditshme që të gjithë po e marrin kaq të mirëqenë këtë që po ndodh”, thotë ajo, duke ngjallur kështu dyshime për vërtetësinë e lajmit.

Por edhe pse nuk e konrmoi, Kris nuk e mohoi për asnjë moment, duke shtuar se gjithçka mund të ndodhë dhe asgjë nuk përbën habi. “Çdo ditë ndodh diçka e re. Ti asnjëherë s’mund ta dish çfarë të pret nga momenti në
moment”,-përfundon Kris.

SHKARKO APP