Shtëpia e modës Dior feston 70-vjetorin

Gjatë 70 viteve të fundit, emri Christian Dior është bërë legjendë për stilin dramtik, magjepsës dhe femëror.

Tani shtëpia e modës franceze po shënon momentin e krijimit me një retrospektivë me 300 fustane që na kanë lënë pa frymë ndër vite.

Christian Dior: Dizenjuesi i ëndrrave i pasyqroi ato në Musée des Arts Decoratifs në Paris të hënën, disa orë pasi modelet, aktorët dhe muzikantët nxituan për tu ulur në rreshtat e parë në shfaqjen e Javës së Modës së Dior Haute Couture.

Ekspozita, e cila mbushi hapësirën 32.000 m² të muzeut, është ekspozita më e madhe e bërë ndonjëherë nga Dior dhe e para në Francë në 30 vjet.

Kjo ekspozitë ka si qëllim që të përcjellë rrugëtimin e emrit  Dior nga themeluesi i saj, Christian Dior, i cili debutoi koleksionin e tij të parë në shkurt të vitit 1947.

SHKARKO APP