Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Adele me reperin “Skepta”
Këtë vit këngëtarja e njohur Adele është divorcuar nga partneri i saj Simon Konecki me të cilin ka edhe një djalë. Por disa muaj pas ndarjes së saj duket se kanë nisur aludimet që ajo po nis një histori të re dashurie.
Pak kohë më parë në media u shkrua se Adele ka nisur të frekuentohet me reperin Joseph Junior Adenuga i njohur me emrin e artit ‘Skepta’.
Dyshja prej shumë kohësh kanë qenë miq me njëri-tjetrin dhe duket se miqësia e tyre ka kaluar në tjetër nivel pas ndarjes së Adele.
E tashmë me veprimin e saj më të fundit Adele ka treguar se me reperin historia e saj nuk është vetëm një flirt. Sipas mediave të huaja Adele e ka prezantuar reperin miqtë e saj të ngushtë, Laura Dockrill dhe moderatorin James Cordon.
“Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”,-kanë thënë burime për “The Sun.” Ndërkohë këngëtarja apo reperi ende nuk janë shprehur lidhur me marrëdhënien e tyre.