Shuhet ikona e ekranit italian, Raffaella Carà
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, ikona e ekranit italian, Raffaella Carrà. Ajo ndërroi jetë sot në orën 16:20 të pasdites pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm, Sergio Iapino, i cili edhe i ka dedikuar disa fjalë mikes së tij.
“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”.
Ajo është autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”. Ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo”, si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.