Shuhet Jorgo Papingji, këngëtarja Artiola Toska: Humbëm një njeri të madh

Shqipëria humbi një nga artistët dhe tekstshkruesit më të mëdhenj, mjeshtrin dhe autorin e mbi 4 mijë këngëve, Jorgo Papingjin. Për emisionin “Vizioni i Pasdites”, këngëtarja Artiola Toska tha se ai ka qenë një nga njerëzit më të mirë që ka njohur, ata që e kanë njohur kanë qenë të lumtur. Ajo theksoi se Jorgo Papingji do t’i mungojë jo vetëm atyre që e njohën si mik, por edhe shqiptarëve përmes teksteve që shkruante.

Jorgo Papingji ka lënë pas me mijëra tekste. Ti je një nga këngëtarët që ai nuhati talentin tënd?

Ishte fati im që më lidhi në moshën 9-vjeçare, kur ai erdhi të zbulonte talente të reja. Prej atëherë ka nisur më pas bashkëpunimi për shumë vite. Humbja e tij në fakt isha e përgatitur, pasi kishte kohë që vuante. Para pak kohësh isha në shtëpinë e tij dhe e di që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Do të jetë humbej për gjithë artin shqiptar, për tekstet, për poezinë.

Ti ke bashkëpunuar për shumë vite me të, ka qenë nga ata mjeshtrit që ishte kritik, si do e kujtosh?

Ai ka qenë njeriu më i qetë, më i dashur, më gazmor që unë kam njohur. Bashkëpunimi me të ishte komode, ka qenë hidh e prit. Ai ka qenë shumë njeri i mirë,. Lum ne që e njohëm.

Thashë që janë shumë tekste, nëse do veçoje njërin, cili do të ishte?

Ka qenë hiti i papërsëritshëm “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ka qenë një nga këngët që ai ka krijuar “Robi plaket kur do vetë”, e cila flet jo vetëm për Jorogon por për të gjithë aertistët.

SHKARKO APP