Shuhet në moshën 99-vjeçare, ikona legjendare e Hollywood

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, vetëm 17 ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 100, aktorja Betty White. Detajet e vdekjes nuk dihen ende, përveç se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj.

Javën e kaluar, aktorja legjendare e “Hollywood” foli për revistën “People” dhe tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, madje prezantoi planet për të ardhmen.

Betty Marion White Laden lindi më 17 janar 1922. Ajo pati karrierën më të gjatë televizive si artiste femër në histori dhe ishte gruaja e parë që prodhoi një sitcom.

Me një karrierë që përfshin më shumë se 75 vjet, White ka fituar tetë çmime Emmy, tre “American Comedy Awards”, tre “Screen Actors Guild Awards” etj. White gjithashtu kishte yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.

SHKARKO APP