Shuhet princesha e fundit e Hauait, multimiliardere dhe lesbike

Është shuar në moshën 96-vjeçare Abigail Kinoiki Kawananakoa, princesha e fundit e arkipelagut të Hauait.

Me vdekjen e saj, mbyllet një histori që shkon deri në 1795, kur paraardhësit e saj filluan të vejnë nën kontroll pjesën më të madhe të ishujve. Një histori relativisht e shkurtër, sepse ishujt kaluan nën sundimin amerikan në 1898.

E shkolluar në disa nga institucionet me prestigjioze të vendit, por edhe në Shangai të Kinës, mbrojtëse e traditave të hershme të popullit të saj, princesha kishte edhe një karakter antikonformist, ku ajo nuk ka mohuar asnjë herë preferencat e saj për seksin e njëjtë, dhe vdiq në pallatin Iolanit pikërisht në krahun e bashkëshortes së saj.

SHKARKO APP