Shuhet vëllai i Gjestit/ Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë, shoku i tij është në gjendje kritike

Detaje të reja mësohen nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit, 15-vjeçari Eldion Kelmendi. Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë. Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?