Shuma e çmendur, ja sa mijëra euro ka kushtuar dasma e Xhensilës dhe Besit
Martesa mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një nga dasmat më të përfolura të momentit. Për ditë me radhë mediet kanë treguar detaje interesante për çiftin, ceremoninë, të ftuarit, por edhe shpenzimet.
Dasma e tyre hyn te dasmat e shtrenjta. Sipas Telegraf, ajo ka kapur shifrën prej 65 mijë euro.
Betimi para altarit ishte një moment që tërhoqi vëmendjen. Xhensila me një dedikim të ndjerë, tregoi se është e dashuruar marrëzisht.
“Betohem se e jotja jam dhe mezi pres të kaloj çdo ditë e çdo pjesë të mbetur të jetës sime me ty. Ti je frymëmarrja ime Bes”,-ishin fjalët e saj. Nuk munguan as surprizat mes çiftit. Ata i dedikuan njëri-tjetrit këngë të kompozuara për këtë rast.