Shuma e majme e intervistës nga Oprah Winfrey me çiftin Harry-Meghan

Rrëfimet për momentet e vështira të jetës së princit Harry dhe Meghan në mbretëri nuk u transmetuan falas. Duka dhe dukesha e Sussex-it, të cilët raportohet se kanë një vlerë neto prej 10 milionë dollarë, nuk u paguan për intervistën e tyre me Oprah Winfrey, por CBS pagoi një shumë të majme prej 7 milionë deri në 9 milionë dollarë për Harpo Productions për të drejtat e licencimit.

Si pjesë e marrëveshjes midis CBS dhe kompanisë së produksionit të Oprah Winfrey-t, Harpo Productions, CBS ka të drejtën të licencojë intervistën në tregjet ndërkombëtare. Duka dhe Dukesha e Sussex konfirmuan në fillim të intervistës se ata nuk u paguan për të biseduar me Winfrey.

Financat e princit Harry u vunë në pikëpyetje gjatë gjithë intervistës, pasi ai zbuloi se ata janë shkëputur financiarisht nga familja pas vendimit për t’u larguar. Ata po jetojnë me trashëgiminë nga nëna e ndjerë e princit, Lady Diana. “Pa atë, ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë”, thanë ata në lidhje me largimin nga monarkia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?