Si degjeneroi sherri mes Kejvina Kthellës dhe Ronald Sharkës: Ik o bjond i dekoloruar…

Disa komente të modeles së njohur Kejvina Kthella dhe gazetarit Ronaldo Sharka në foton e Luizit, po bëjnë xhiron e rrjetit.

Shkak është bërë pikërisht një foto e Luizit. Fillimisht modelja shkroi: “Këtë bluzën dua, ma nis me post”.

Por, komenti i saj ka marrë shumë replika, nga ndjekës që mendojnë se nuk mund ta ketë mik Luizin pas asaj që ndodhi në “Big Brother”. Më pas, Kejvina ka shkruar: “O Luiz, o yll! Aman një foto bashkë, të lutem”.

Deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Luizi. Në njërin prej tyre, Ronaldo i ka shkruar: “Shko moj lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak ‘follow’”. Këtij komenti Kejvina i është përgjigjur me: “Ik o lëpirës i keq”.

“Ti, ti je lëpirëse”, shkruan moderatori, të cilit Kejvina i përgjigjet me: “Ti je lëpirës, ti”.

Debati agravon më tej me Ronaldon që shkruan: “Ik se le nam”.

“Ik o bjondo i dekoloruar, kur do hysh prapë në ‘Big’? Lëpirës Lushnje”, i shkruan Kejvina, së cilës Ronaldo i përgjigjet më pas me: “Ik moj andej nga ke ardhur se nuk të do Shqipëria. Je non-grata”.

SHKARKO APP