Si e bëri për vetë Shakira, Pique tregon sms-të qesharake gjatë “Afrikë e Jugut 2010”
Gerrard Pique ka zbuluar detaje të reja nga njohja e tij me Shakiran gjashtë vjet më parë. Ylli i Barcelonës ka treguar për mediat spanjolle mesazhet, që ka shkëmbyer me këngëtaren kolumbiane gjatë kampionatit botëror, “Afrikë e Jugut 2010”.
“Ne u takuan në Madrid gjatë xhirimit të videos së këngës” Waka Waka “para fillimit të Kupës së Botës së vitit 2010. Aty i kërkova dhe numrin e telefonit-nis rrëfimin e tij futbollisti spanjoll.
“Gjithçka nisi kur unë e pyeta për moti në Afrikën e Jugut. Ajo aty kishte mbërritur përpara meje sepse po përgatitej për hapjen e ceremonisë së kupës së botës. Mesazhi im ishte ky, “Si është koha aty?”-ka thënë 29-vjecari Pique.
As vet nuk e kuptova pse bëra një pyetje të tillë për motin në Afrikën e Jugut dhe prisja një përgjigje jo shumë serioze psh është shumë ftohtë, merr një pallto, por përgjigja e saj më habiti.
“Ajo shkroi një ”roman” me të gjitha detajet në lidhje me ndryshimet e temperaturës nga dita në ditë. As vet nuk e di si u ndjeva por kisha dëshira që ta shihja sa më shpejt”- përfundoi spanjolli.
Atë vit Spanja fitoi kupën e botës në përballjen me Hollandën me golin e Andres Iniesta, në minutat shtesë.
Që nga ajo periudhë çifti, që ka dhjetë vjet diference, nuk u nda më kurrë nga njeri tjetri. Ata kanë edhe dy djem, Milan dhe Sasha.