Si është sot vajza që dikur këndonte me Aleksandër Gjokën

Të gjithëve u tërhoqi vëmendjen vajza kaçurrele e cila u ngjit në skenën e festivalit të 1995 me Aleksandër Gjokën.

Elinara Shehu është një këngëtare që e ka filluar karrierën që në vitet ’90. Këngëtarja pas një shkëputje për një kohë të gjatë nga muzika është rikthyer me disa bashkëpunime.

Nëna e dy vajzave, në një intervistë për Hermes Nika për emisionin ‘Ditë e Re’ ka folur për projektet e saj të fundit.

Këngëtarja është shprehur se tashmë por shkruan një libër dhe pas publikimit të librit të saj me të cilën po punon prej pothuajse 4 vitesh do të sjellë videoklip të ri.

‘Kam një libwr që po e shkruaj dhe ajo është primare tani pwr mua. E kam në plan që shumë shpejt pasi të mbaroj librin të bëj edhe një videoklip sepse teksin e këngës e kam gati edhe melodinë e kam në mendje.”

Ndërsa për dy vajzat e saj është shprehur se tani i ka shoqe.

“Ato tashmë janë shoqet e mia sepse janë rritur. Dhe unë kam pak më shumë kohë për veten time. Vajza e madhe është në univeristet ndërsa vajza e vogël studion për piano.”

SHKARKO APP