Si Hasbulla u kthye në milioner nga rrjetet sociale
Duket si një fëmijë, por Hasbulla Magomedov është në fakt 19 vjeç. Ai vuan nga mungesa e hormonit të rritjes (GHD) ose sindorma e “xhuxhit”. Hasbulla është “rusi i vogël” që të gjithë e kemi parë të shfaqet në rrjetet sociale me videot e tij të cilat nuk mund ti kalojmë pa qeshur.
Ai u bë veçanërisht i famshëm gjatë pandemisë Covid-19 për përmbajtjet që postoi në Instagram dhe TikTok dhe për të qenë një figurë e rëndësishme në MMA.
Hasbulla shpesh shfaqet në krah të shumë luftëtarëve të tjerë të famshëm, si Khabib Nurmagmadov, gjë që çoi në pseudonimin e tij “Mini Khabib”. Ai gjithashtu tregon shpesh pasionin e tij për makinat, dhe shfaqet në postime duke bërë stërvitje, zënka apo edhe duke gjuajtur me armë.
Tani ai ka mbi 3.3 milionë ndjekës në Instagram, një vlerë neto prej 200 mijë dollarësh dhe pretendon se është më i famshëm se futbollisti Ronaldo.