Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas lidhjes
Elvana Gjata, pas ndarjes me Flori Mumajesin është “fejuar” me të kërkuarin Ervin Mataj që prej dy vitesh. Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj 2-vjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.
Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.
Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Elvana festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavave.
KOHA JONË SONDAZH

