“Si një ëndërr”, Alketa Vejsiu nxjerr deklaratën e 3 viteve më parë për Sanremon: Shihemi nesër!

Mbrëmjen e djeshme ka nisur festivali i Sanremos, një ndër eventet kryesore kulturore në Itali. Këtë vit, i cili shënon dhe 70 vjetorin e këtij festivali do të do të ketë shumë të ftuar special, performancat artistike etj.

Skena e pallatit Ariston, është praktikisht stacioni ku këto ditë kryqëzohen qindra mendime, njerëz, vizitorë që hyjnë e dalin dhe përpiqen të kuptojnë rrugën për të mbërritur në magjinë e skenës së madhe.

Nata e tretë e festivalit titullohet “Sanremo 70” dhe do të shfaqen 24 artistët “Big” për të festuar 70 vjet histori të festivalit. Në këtë mbrëmje ne krah të prezantuesit të njohur Amadeus do të shfaqet dhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu.

“3 vjet më parë e kisha thënë këtë! Si një premtim ndaj vetes, si një bast profesional por mbi të gjitha si një ëndërr! Shihemi nesër❤️ Ora 21.00 @rai1official @sanremorai Mund ta shihni edhe ne Radio Televizionin Shqiptar transmetimin e nates! Nesër dt 6 Shkurt, Nata e 3! Do të jetë edhe Shqipëria me mua, e di??❤️”- shkruan Alketa në Instagram.

SHKARKO APP