Si perëndi, dukesha shkëlqen nën nurin e shtatzënisë (FOTO)

Meghan Markle dhe princ Harry ndodhen ende në gjysmë të udhëtimit të tyre dhe momentalisht janë në Fiji. Në darkën e organizuar nga presidenti i Fiji-it, të gjithë sytë ishin tek dukesha shtatzënë, e cila dukej më hyjnore se kurrë.

Ndonëse nuk kishte vendosur një tiara, Meghan u shfaq e veshur me një fustan blu, (si ngjyra simbol e vendit), kombinuar me një palë vëthë diamanti të trashëguara nga familja mbretërore. Nuk dihet se kujt i përkasin vëthët e çmuar por thuhet se ajo ja ka marrë mbretëreshës.

Fustani i gjatë deri në fund të këmbëve, i shoqëruar me një pelerinë nga pas, ia bënte edhe më të dukshëm barkun e rrumbullakosur princeshës, të cilës shtatzënia duket se i ka dhënë pamjen tipike që kemi para syve kur mendojmë për një princeshë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?