Si ”Përputhen”? Arbana Osmani ”tregon” për emisionin e ri që do ta rikthejë në ekran

Ajo është ikona e ekranit. Fjalën e kemi për prezantues legjendare të Big Brother, Arbana Osmani. Ajo me një foto nga televizori i shtëpisë duke parë “Love is Blind” në Netflix, mund të na ketë dhënë një detaj për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri. Ky emision është i ngjashëm me “Love Island”, i moderuar nga Luana Vjollca, ndaj duke parë suksesin e tij, ndoshta Arbana po mendon të sjellë një format të ngjashëm. Rikujtojmë se në një intervistë për “T7”, Arbana u shpreh se do të rikthehet në ekran: “Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, tha ajo e buzëqeshur.

SHKARKO APP