Si rrallëherë, Alketa Vejsiu flet për njeriun që dashuron!
Alketa Vejsiu ka zbuluar sekretin e arritjes së saj më të madhe në karrierë, asaj të prezantimit në festivalin “Sanremo” në Itali!
Si rrallëherë ajo falenderon bashkëshortin e saj, i cili e ka mbështetur fort në ëndrrat e saj. Alketa shprehet se ka torkitur në shumë dyer këto 3 vjet, dhe nuk ka qenë shumë e thjeshtë të jetë aty ku është sot, por falë njeriut që dashuroj ajo nuk u dorëzua:
“Në këto 3 vite kam trokitur në shumë dyer në Itali, nuk ka qenë e thjeshtë! Sekreti është që kam pasur nxitjen dhe mbështetjen e njeriut që dashuroj i cili me ka mësuar se kur e do një grua fort duhet ta mbeshtesësh në ëndrrat e saj! “Mos U Dorëzo, ti do t’ja dalësh’”,shprehet Alketa.
https://www.instagram.com/p/B7VbigVH8-i/
Moderatorja dha dje lajmin e bukur se do të prezantojë “Sanremo”-n së bashku me një sërë emrash të njohur të skenës në Itali, si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.
Çdo natë do të jenë dy prezantuese dhe Alketa është caktuar të prezantojë natën e tretë së bashku me Georgina Rodriguez, e fejuara spanjolle e Cristiano Ronaldo-s.