Si rrallëherë poston foto me të bijën, Olta Boka tregon arsyen pse u kthye në brune

Më datë 15 korrik të vitit të shkuar, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia.

Sot vogëlushja feston 9-mujorin e lindjes dhe si rrallëherë këngëtarja ka postuar një foto me të.

Olta shihet duke pozuar përkrah Gaias, ndërkohë që asaj i dallohen vetëm flokët, pasi Olta ja ruan diskrete gjithmonë portretin.

Sakaq, ajo ka treguar se arsyeja pse ndryshoi ngjyrën e flokëve ishte që të dukej njësoj me vajzën e saj.

“9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqe të ngushta përjetë. 15 korrik 2020- 15 prill 2021. P.S: Mund të kuptoni që arsyeja përse ndryshova ngjyrën e flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian”, ka shkruar Olta përkrah fotos.

SHKARKO APP