“Si ta zhduk unë këtë nga arkivi”? Reagimi i Hygerta Sakos kur shikon veten pas 18-vjetësh

Nga televizioni ka shumë kujtime, po të mendosh që për herë ta parë kur ka dalë në ekran ishte vetëm 18-vjeçare.

Në Miss Albania 1995, Hygerta Sako kishte qëllim jo të fitonte Miss-in, por të gjente një urë kalimi për t’u bërë pjesë e televizionit, pasionit të saj të madh.

Vajza nga Durrësi kishte ëndërr edhe muzikën, meqenëse gjithmonë ishte lëvduar për vesh muzikor, por më kohën kuptoi se me muzikën nuk mund të shkonte shumë larg.

fbfe42e1fd4b6aea0472112ad853d451

Megjithatë, ashtu siç kishte ëndërruar, Miss Albania ishte pikërisht ajo urë kalimi për në ekran siç kishte ëndërruar. Propozimet e para nisën fill pas Miss-it. Zhani Ciko dhe Alqi Boshnjaku i propozuan drejtimin e Këngëve të Stinës në vitin ’97, pastaj Festivali i RTSH-së me Adi Krastën, eksperienca fantastike për të cilat Sako edhe sot ka shumë nostalgji shkruan Class.

097b549c585bd287499a9665661d93de

Siç tregoi sot për “Rudina”, skenën e Festivalit ka pasur fatin ta prekë katër herë, tri prej të cilave në moshë fare të re. Gjithmonë do t’i kthehej kësaj skene me shumë dashuri, por po aq komode është edhe në departamentin e sportit – prej katër vjetësh tashmë. Të gjitha eksperiencat televizive i kanë lënë shije shumë të mirë, por sot në “Rudina”, Hygerta e pa veten për herë të parë pas 18-vjetësh, kur sapo nisi një rubrikë sportive në Tv Klan “Sport and show”, i cili transmetohej çdo të diel.

f1efee21d57c70012165e21d22116c1b

Sigla e programit ishte një këngë e kënduar nga Hygerta dhe Reis Çiço. Ish-Miss Albania me flokë të kuqe, siç ishte moda e atyre viteve, por edhe me një look modest – tipik për ekranin e atyre viteve.

Por duket se Hygertës nuk i ka pëlqyer vetja. Megjithëse qesh kur e sheh këtë kujtim të hershëm, nga lëvizja e buzëve, ajo i thotë Rudinës: “Uaaaa, hiqeeee”.
Dhe menjëherë sapo përfundon surpriza, Hygerta e pyet Rudinën: “Si mund ta zhduk unë këtë nga arkivi i Klanit?”

Gjithsesi, ishte një kujtim i bukur që i risolli Hygertës edhe një herë në mendje rrugëtimin e gjatë në ekran – shtëpinë e saj të dytë dhe po aq të dashur. Si sot e 18 vjet më parë…

 

 

SHKARKO APP