Si të largoni njollat e zeza nga lëkura

Njollat e fytyrës janë një nga problemet më të vështira të lëkurës për t’u përballur

Sipas dermatologëve, hiperpigmentimi në fytyrë është një nga problemet më të vazhdueshme të lëkurës.
Çka është më e keqja, ato janë më të dukshme ditëve të ngrohta kur kujdesemi veçanërisht që lëkura jonë të shfaqet me shkëlqim të plotë.

Ndër faktorët e tjerë, më pak vendimtarë, hiperpigmentimi ndodh më shpesh për shkak të efekteve negative të rrezatimit diellor./Telegrafi/

Këto janë kryesisht rrezet UVB ndaj të cilave jemi të ekspozuar gjatë verës, por rrezet UVA që janë të pranishme gjatë gjithë vitit janë gjithashtu të rrezikshme, kështu që “drita e ftohtë” mund të shkaktojë prodhim të tepruar të melaninës.

Derisa të vendosni për një trajtim kozmetik që do t’ju ndihmojë të hiqni njollat nga fytyra, provoni preparatet natyrale për të neutralizuar problemin: uthull molle, patate të papërpunuara dhe limon.

1. Uthull molle
Ekspertët kanë zbuluar se është një aleat i madh kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve të lëkurës. Aplikoni disa pika uthull në pjesët problematike të lëkurës me një shtupë dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Uthulla pastron dhe rinovon thellësisht lëkurën dhe ka mundësi që njollat tuaja të errëta të zbardhen.

2. Patate të papërpunuara

Patatet përmbajnë vitaminë B5, e cila është shumë e rëndësishme për rinovimin e lëkurës, por edhe nikotinamide, e njohur për vetitë e saj zbardhuese. Fërkojeni fytyrën me patate të gjalla për rreth 10 minuta, dhe përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë, rezultatet duhet të jenë të dukshme pas dy javësh.

3. Limoni
Acidi askorbik në limon është i njohur për efektet e tij zbardhuese, ndaj duhet ta provoni këtë ilaç shtëpiak për heqjen e njollave nga fytyra. Fërkoni lëngun e limonit në lëkurën e fytyrës dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Shpëlajeni, më pas aplikoni krem hidratues në fytyrën tuaj, pasi limoni do ta thajë atë

SHKARKO APP