Si ti keni flokët të shndritshëm si Kourtney Kardashian? Receta e thjeshtë (VIDEO)

E keni pyetur veten ndonjëherë si mund ti keni flokët të shndritshëm si Kourtney Kardashian? Është më e lehtë se sa mendoni. Kourtney ka zbuluar sekretin e saj, dhe preferon që produktet për flokët t’i ketë të gjitha natyrale. Është parukieri i saj Andrew Fitzsimons që i ka dhënë recetën magjike, që quhet “hair smoothie”.

Receta përbëhet nga avokado, lëngu i limonit, vaji i ullirit dhe mjalti, një përzierje shumë e mirë për rigjenerimin e flokëve të dëmtuar nga tharësja apo piastra, dhe heqjen e zbokthit, sipas Fitzsimons.

Këto produkte i vendos në blender, derisa të bëhet një masë homogjene. Vendoseni përzierjen në flokë, dhe sipas parukierit të Kourtney, duhet ta mbani kokën të mbuluar për 45 minuta dhe më pas ta shpëlani.

Kjo është receta:
1 avokado e gjysëm
Dy lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle mjaltë Manuka
Lëngu i gjysëm limoni
1-3 pika vaj esencial, livando ose portokall.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jm3yCFV-zYE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP