Si u dobësua këngëtarja Adele. Mësoni dietën fantastike të saj

Adele i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj në festën e datëlindjes së rreperit Drake. Këngëtarja angleze ka shkëlqyer në fustanin e zi të Etros, që kushton mbi 1 mijë e 300 euro.

Por të gjithë duan të dinë dietën çudibërëse të Adele. Sipas mediave angleze, Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile, boronica, luleshtrydhe lakër, limon, kafe, çaji jeshil matcha, dhe çokollata nëse përmban 85% kakao të vërtetë.

Bazuar edhe nga emri, dieta është e pasur me enzima sirtuin, të cilat kanë veti anti-plakje. Vetë dieta ndahet në dy faza.

Faza e parë zgjat 7 ditë dhe nga dita e parë deri në të tretën ajo përmban tre lëngje jeshile dhe një vakt plot me sirtfood.

Për këto tre ditë, duhet të merrni 1 mijë kalori në ditë. Më pas nga dita e katërt deri në të shtatën mund të konsumini dy lëngje jeshile dhe dy vakte në ditë.

Më pas vjen faza e dytë, e cila është 14 ditë dhe që të ndihmon “të humbni peshë në mënyrë të qëndrueshme”.

Për të bërë këtë, keni tre vakta të ndara të pasura me ‘sirtfood’ dhe një lëng jeshil në ditë, dhe kaloritë ditore që merrni janë 1500.

Përveç dietës, Adele bën 60 minuta ushtrime që përfshijnë kardio, ushtrime në palestër dhe Pilates.

Kjo lloj diete është i njëjtë me procesin e shkaktuar nga agjërimi ndihmojnë në kontrollin e mënyrës sesi trupat tanë trajtojnë yndyrën dhe sheqerin, duke rregulluar edhe oreksin.

Plani i ngrënies përfshin çajin jeshil, pluhur kakao dhe shafran i Indisë, Adele gjithashtu është lejuar që të kënaqet me verën dhe djathin e saj të preferuar.

Dieta e Sirtfood ka të bëjë me humbjen e peshës dhe shijimin e ushqimit në mënyrë fantastike.

SHKARKO APP