Sia ka adoptuar një fëmijë dhe nuk ka kohë për lidhje
Pjesën më të madhe të kohës, Sia preferon të ruajë anonimatin e saj duke u fshehur pas parukeve, por së fundi, këngëtarja i ka habitur të gjithë me disa detaje nga jeta private.
Në një intervistë të re për “GQ”, këngëtarja zbuloi se kishte birësuar një fëmijë.
44-vjeçarja nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm mbi djalin që ka adoptuar.
Ajo madje foli hapur se është pro seksit rastësor, pa angazhime, ndërsa zbuloi se i ka bërë një ofertë për seks dj-it Diplo.
“Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: “Hej, dëgjo, ti je si një nga pesë personat që mua më tërheqin seksualisht, dhe tani kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, kështu që nuk kam kohë për një lidhje. … Nëse jeni i interesuar për seks, atëherë më thuaj”.
Sia ka qenë e martuar me kineastin Erik Lang, para se të ndaheshin në vitin 2016.