Sidrit Bejleri në Mekë për pelegrinazh
Pavarësisht faktit se shumë personazhe të showbiz-it shqiptarë janë besimtarë të fesë islame, pak nga ata mund të kenë bërë atë që konsiderohet si shtylla e pestë e Islamit, pelegrinazhi (Haxhi) në Mekë. Një gjë të tillë e ka bërë këngëtari Sidrit Bejleri, i cili postoi një foto në rrjetin social Facebook, ku pas shpinës së tij shihen me mijëra besimtarë të veshur me rrobën karakteristike të bardhë, në atë që quhet “shtëpia e Zotit”. “Udhëtimi i jetës. Një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë… Zoti ju ruajtë dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij!”, ka shkruar ai bashkëngjitur fotos në fjalë.