Silvester Stallone var dorashkat në gozhdë: “Kurrë më Roki”

Kësaj radhe ka mbaruar vërtetë. Pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave, Silvester Stallone var dorashkat e Rocky Balboas në gozhdë.

Në një video të publikuar në Instagram, aktori 72-vjeçar ka treguar se do të lërë personazhin për t’i bërë hapësirë brezit të ri, të mishëruar nga Adonis Johnson, hero i sagës “Creed”.“Edhe pse më copëtohet zemra, gjithçka ka një fund- ka shkruar aktori- Rocky nuk do të vdesë kurrë sepse jeton tek ju”.

“Sot që po tërhiqem dhe historia ime është treguar, një botë e re hapet për publikun me këtë brez të ri”, ka thënë Stallone në videon e regjistruar në një plazh gjatë filmimeve të “Creed II”, që ka dalë në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?