Simon Cowell, 78.000 pound për operacionin e balerinës së BGT

Ylli i televizioneve britanike Simon Cowell do të financojë operacionin 78.000 pound të balerinës së Britain’s Got Talent, një operacion që do t’i ndryshojë jetën adoleshentes. Pjesëtari i jurisë së talenteve ka thënë nuk do të mund të jetonte nëse nuk bënte diçka për të ndihmuar Julia Carlile, raporton The Sun. 15-vjeçarja vuan nga skolioza dhe ka nevojë që të udhëtojë drejt Amerikës për t’iu nënshtruar një operacioni për rregulluar kurbën në shtyllën kurrizore. Julia performoi në grupin e kërcimit MerseyGirls së bashku me motrën Alice dhe 3 miket e saj më të mira Annie Winstanley, Becky Jordan dhe Poppy Gerrard. Ajo po planifikonte që paratë e çmimit prej 250.000 mijë pound t’i paguante për të paguar operacionin nëse ato fitonin, i cili mund t’i përmirësonte jetën për të mos i ndërprerë ëndrrën që të bëhej balerinë.

 

SHKARKO APP