Sinan Vllasaliu gati për koncertin në Amerikë, performanca live si gjithmonë prioritet

Përgatitjet e fundit për koncertin e madh në Amerikë, ku mbledh të gjitha yjet e muzikës shqipe për të dërguar frymën tradicionale dhe shqiptare në zemrën e Amerikës.

Vllasaliu, i cili gjatë gjithë karrierës ka kënduar live dhe prioritet i tij përpos publikut ka qenë edhe këndimi live bashkë me orkestrën e tij ka filluar përgatitjet për këtë koncert madhështorë.

Si gjithmonë me zgjedhje fine dhe të detajuar, pjesë të orkestrës do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që e kanë shoqëruar edhe së fundmi në tour-in në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mentor Ismaili në klarinet, së bashku me Mentor Sulejmanin në violonë e Art Lokaj në gitarë i shoqëruar nga Arsim Baftiu në bas gitarë, Artan Rexhepi po ashtu, e për ti vënë “qërshinë mbi tortë” me Nesim Maxhunin në bateri, do të jenë orkestra që do kumbojë me muzikën shqipe në këtë koncert.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtari i cili edhe para pak ditësh ka dhënë detaje rreth koncertit ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje dhe interesi është shumë i madh.

Kjo orkestër, pra Mentori, Mentor Sulejmani, Arti Arsimi dhe Nesimi dhe Artan Rexhepi pritet të shoqërojnë edhe shumë artistë të tjerë në koncertin e madh në Amerikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?