Sipas Arbana Osmanit, ky është ushqimi më i mirë në botë
Arbana Osmani ka zbuluar me anë të postimeve të ndryshme se shumicën e kohës e ka kaluar në kuzhinë, nga ku ka publikuar disa nga recetat më të shijshme.
Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku shfaqet në natyrë, moderatorja ka treguar se ka zgjedhur të gatuajë ushqime tradicionale shqiptare të pjekura në furrë.
“Ushqimi më i mirë në botë? Gatimet tradicionale shqiptare”, ka shkruar Osmani krah postimit në ‘Instastory’.
Kulinaria shqiptare është mjaft e pasur dhe me siguri Arbana do të vazhdojë të ndajë me fansat disa nga recetat më të preferuara të vendit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Osmani ndau lajmin se është në pritje të ëmbël e nuk do të ishte aspak çudi që moderatorja të gatuante dhe konsumonte më shumë ushqim këtë periudhë.