Situata me Rogertin për historinë e Gjestit, Dj Gimbo: Burrë është ai që fal

Sonte po mbahet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania, i cili nisi me një moment emocional. Në hapje të programit, fjala iu dha DJ Gimbos, DJ personal dhe mik i ngushtë i Gjestit.

Gimbo foli hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë, pas një situate të ndjeshme të krijuar nga Rogerti, i cili preku një histori personale të Gjestit, lidhur me humbjen e vëllait të tij vitin e kaluar.

“Unë si djalë i ri ia zgjat dorën dikujt që është më në moshë se unë, sepse burrë është ai që fal. Ajo ka qenë një temë shumë e ndjeshme për mua dhe për të gjithë. Nëse dikush e sheh të arsyeshme të luajë lojëra të tilla, për mua nuk është problem, por i lutem shumë që në këto gjëra të mos preket askush që ka kaluar të njëjtën sfidë”, u shpreh Gimbo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?