Sjelljet e këqija i kushtuan Foxit në filmin “Transformers”
Aktorja Megan Fox në vitin 2011 ishte përjashtuar nga ekipi për filmin “The Transformers”, katër vjet pasi kapi famën si modele e të brendshmeve.
Ylli, 31-vjeçar, ka pranuar se pendohet për sjelljet që i kushtuan me largim nga trilogjia “The Tranformers”. Këtë shkarkim ajo e ka quajtur si pikën më të ulët të karrierës së saj prej aktoreje.
Derisa ka pushtuar ballinën e revistës së njohur “The Cosmopolitan” për muajin dhjetor , Megan, e cila u zëvendësua nga modelja tjetër Rosie Huntington-Whitley për pjesën e tretë të filmit, ka thënë të jetë penduar për shkëputjen e kontratës, transmeton Koha.net.
“Kjo ishte pika më e ulët e karrierës sime. Por pa këtë gjë unë nuk do të mësoja shpejt ashtu siç veprova”, ka thënë Fox.
“Krejt çka është dashur të bëj është që të kërkoj falje dhe refuzova. Mendoja veç për vete në moshën 23-vjeçare, nuk mund të shihja se ishte për të mirën e përgjithshme”.