S’ka ndarje, Dafina dhe Jose në Kosovë
Pas shumë thashethemeve që qarkulluan për një ndarje me të dashurin, Dafina Zeqiri i hedh poshtë këto me anë të fotove. Teksa lajmëroi pak ditë më parë datat e koncerteve të saj verore, ajo mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Kosovë. Nga fotot e postuara në Snapchat, duket se këngëtaren e ka shoqëruar në këtë udhëtim partneri i saj Jose, i cili sot feston ditëlindjen. Dafina e ka uruar atë edhe përmes një fotoje në Snapchat, ku duken duart e tyre të kapura dhe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen zemër, të dua”.