S’ka ndarje nga Lady Gaga: Kam gjetur shpirtin binjak
U përfol se Lady Gaga ishte ndarë nga partneri i saj, por duket se të gjitha kanë qenë aludime. Lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat botërore se këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe i dashuri i saj Taylor janë ndarë është mohuar nga vetë këngëtarja. Gaga zgjodhi t’i sqaronte këto aludime përmes një statusi në rrjetet sociale. “Taylor dhe unë kemi qenë gjithmonë shpirtra binjakë. Si të gjitha çiftet, kemi ulje-ngritjet tona dhe kjo periudhë ka qenë një e tillë, prandaj kemi vendosur të bëjmë një pushim të shkurtër. Ne jemi të dy artistë me ambicie për më shumë, prandaj distanca dhe axhenda e kanë bërë shumë të vështirë për të vazhduar dashurinë që ekziston midis nesh. Por, në fund të ditës, jemi si çdo njeri tjetër dhe për më tepër, jemi ende të dashuruar”.