Skandal në Eurovision, Ronela Hajati nuk prek finalen edhe pse publiku e shpalli fituese

Edhe pse është më e komentuara, më e shikuara në Eurovision Song Contest, Ronela Hajati nuk siguroi biletën për në finalen e madhe të Eurovisionit.

Artistja shqiptare u përfol shumë nga publiku europian si fituese e festivalit. Performanca e saj në Youtube është e para për shikueshmëri, po ashtu edhe në Instagram. “Sekret” çeli edhe festivalin në natën e parë.

Ronela shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga koreografja Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë. E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares. Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm, teksa nën ritmin e këngës dhuruan një performancë mahnitëse.

Lista e plotë e finalistëve

Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda

SHKARKO APP